LUSHNJË – Prokuroria e Lushnjës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-drejtoreshën arsimore të këtij qyteti, Liza Tabaku. Ish-numri një i kësaj drejtorie akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv…”, më shumë se njëherë në rrethana rënduese dhe “Shpërdorim i detyrës…”.

Burime nga organi i akuzuar bënë me dije se bashkë me të, në cilësinë e të pandehurit do merret edhe djali i saj, Xhonluko Tabaku dhe Rigert Zeneli, pasi akuzohen për veprën penale “Ushtrimin e ndikimit të paligjshëm…”. Sipas hetimeve të deritanishme, këta persona dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, akuzohet se merrnin mara nga mësues të ndryshëm në zonën e Lushnjës, në këmbim të emërimit, transferimit apo moslëvizjes nga vendi i punës.

Arrestimi
Liza Tabaku u arrestua më 22 nëntor të vitit të kaluar. Mësohet se 3 deri në 5 mijë euro ishin “detyrimi” që kishin mësuesit e rinj ndaj Tabakut, e cila përdorte si sekserë djalin e saj dhe një mësues të fshatit Allkaj. Për më tepër, Tabakut iu gjetën 12 mijë euro dhe 800 mijë lekë në momentin e arrestimit në shtëpinë e saj në Dushk, ndërkohë që me vete ka pasur edhe 2 mijë euro të tjera, të cilat tentoi t’i hidhte në WC-në e Komisariatit të Lushnjës.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: