TIRANË

Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar pasi ka kryer veprime të turpshme seksuale ndaj një vajze të mitur.

Gazetarja e “BalkanWeb”, Dorjana Bezat raporton se gjatë mbrëmjes se djeshme në pranga ka rënë 25 vjeçari,  Islam Xhaferi sepse një ditë më parë pranë shkollës 9-vjeçare në Kodër Kamëz, ky u fundit ka marrë në makinë një nxënëse të klasës se 7 të kësaj shkolle dhe e ka çuar më pas në një hotel ku  ka kryer veprime me natyrë seksuale.

Për ngjarjen e rëndë, e mitura u ka treguar prindërve dhe se bashku me ta e në prani te psikologes, vajza ka kallëzuar 25 vjeçarin, i cili është vënë menjëherë në pranga të policisë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: