TIRANE

Pas publikimit të pamjeve nga emisioni investigativ ‘Stop’, ku një i moshuar dukej duke abuzuar seksualisht me një mitur, Policia e Tiranës identifikon dhe arreston të moshuarin, 71 vjeçarin me iniciale H.M.

Në një njoftim zyrtar, policia e Tiranës bën me dije se ai është arrestuar për veprat penale ‘Marrëdhënie seksuale apo homoseksuale me të mitur” dhe “Ngacmim seksual”.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, kanë ndaluar 71-vjeçarin H.M., për veprat penale “Marrëdhënie seksuale apo homoseksuale me të mitur”, “Ngacmim seksual” dhe ” Vepra të turpshme” Ai shfaqet në disa pamje duke tentuar të kryejë marrëdhënie me një të mitur. Policia ka kryer të gjitha veprimet procedurale, përfshirë marrjen e dëshmisë së të miturit në prani të prindit e psikologut si dhe sekuestrimin e pamjeve filmike.”-njofton policia.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: