TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dhënë sot pretencën për Fatos Gurakuqin, i cili akuzohet se ka abuzuar me vajzën e tij.

Organi i akuzës ka kërkuar 7 vite e 6 muaj burg për Gurakuqin duke paraqitur edhe provat shkencore. Megjithëse mbrojtja kërkoi përsëritje të ekspertizës, kjo kërkesë u hodh poshtë.

Nga raportimeve, intervistat dhe dëshmitë e sjella më parë nga BalkanWeb dyshohet se abuzimi u krye rreth një vit më parë dhe më shumë se një herë. Por vetë 38-vjeçari, babai i 6 fëmijëve ka mohuar akuzat, duke u shprehur se është gjallë vetëm për të provuar të vërtetën dhe për të gjetur drejtësinë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb