Pedofilia më famëkeqe e Britanisë së Madhe, Vanessa George, pritet të fitojë lirinë. Mediet britanike raportojnë se ajo është drejt daljes nga burgu, pavarësisht veprave të tmerrshme të kryera.

Autoritetet kanë vendosur t’i japin lirinë, pasi një zyrtar i burgut, Bord Parole, është bindur se gjatë vuajtjes së dënimit, ajo nuk përbën më rrezik.

Vanessa përdorte telefonin e saj për të filmuar veten teksa abuzonte seksualisht me fëmijët dhe foshnjet e vogla në çerdhe.

Sipas medieve të huaja, ajo kishte abuzuar gjithsej me 64 fëmijë të moshës 2-5 vjeç. Gruaja e tmerrshme ishte e martuar dhe kishte dy vajza, por u divorcua nga burri i saj Andrew, gjatë kohës që ishte në burg.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb