DURRES- Një 32-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga nga policia e Durrësit, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 13-vjeçare. Sipas policisë së qytetit bregdetar, i riu Alfred Tereziu e ka çuar në hotel të miturën nga Kruja, dhe ka abuzuar me të.

Ka qenë motra e së miturës ajo që ka denoncuar në polici zhdukjen e 13-vjeçares. 24-vjeçarja deklaroi në polici, se motra e saj ishte larguar për në shkollë, por nuk ishte kthyer në banesë pas mësimit. Policia është vënë në lëvizje, dhe ka bërë të mundur arrestimin e 32-vjeçarit.

“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Alfred Tereziu 32 vjeç, banues në Tiranë. Tereziu dyshohet se në një hotel ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur me inciale D.P. 13 vjeçe, banuese në Krujë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: