Këngëtarja dhe aktorja, Liza Minneli është rikthyer në rehabilitim për trajtimin e abuzimit me substanca, ka njoftuar zëdhënësi i saj mbrëmë vonë, raporton Reuters.

“Liza Minneli ka abuzuar me substanca droge gjatë viteve dhe sa herë është dashur të trajtojë këtë, ajo ka vendosur të shkojë në rehabilitim”, ka thënë Scott Gorenstein përmes një deklarate për media.

Marrë parasysh fakti se ‘abuzim me substanca” nënkupton konsum i drogës apo alkoolit, zëdhënësi i saj nuk ka treguar se çfarë merr saktesisht këngëtarja.

Mirëpo, mediat ndërkombëtare thonë se problemi kryesor i saj është alkooli.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: