KUKËS- Arrest me burg për 5 personat përgjegjës për lënien pa ujë të qytetit të Kukësit, pasi mësohet se këta të fundit në bashkëpunim me njëri–tjetrin kanë abuzuar me fondet e këtij investimi publik në shumën prej 4.3 milion euro.

Këta persona dyshohet se kanë kryer veprime fiktive në marrjen në dorëzim të ujësjellësit të qytetit të Kukës, duke konsumuar në këtë mënyrë elementët e veprës penale “Fallsifikimi i dokumentave” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/3 dhe 25 i Kodit Penal.

Sot më datë 16.12.2014 u finalizua me sukses operacioni i koduar “ Gjallica” nga ku është bërë ekzekutimi i masave të sigurisë për shtetasit:

1. Guri Ali Aliaj vjeç 56 vjeç lindur në Berat dhe banues në Tiranë me detyrë Drejtor i zbatimit të projekteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Ujësjellës- Kanalizimeve Tiranë.

2. Gazmend Tetem Muçaj, vjeç 38, lindur në Fier

3. Zeqir Ejat Isaku vjeç 58, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë me detyrë Inxhinier pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellës- Kanalizimeve Tiranë

4. Halil Murat Beta vjeç 58, lindur dhe banues në Tiranë me detyrë Inxhinier pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellës- Kanalizimeve në Tiranë.

5. Ramadan Lutfi Bunçi vjeç 54 lindur në Dibër dhe banues në Tiranë me detyrë drejtues tenik i shoqërisë “ GENER-2 –ALBSTAR” (është shpallur në kërkim pasi nuk është gjetur).
Konkretisht shtetasit e sipërshënuar janë punonjës të enteve publike dhe private të cilët kanë tenderuar, zbatuar dhe supervizuar prej vitit 2009 projektin për ndërtimin e veprës publike ‘Ujësjellësi për qytetin e Kukësit’,

Po punohet në drejtim të dokumentimit ligjor të veprimtarisë të kryer edhe nga persona të tjerë të cilët dyshohen se janë të përfshirë në këtë hetim, si bashkëpuntorë.
Për këta shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës ka vendusr masën e sigurisë “arrest ne burg” pasi dyshohen për konsumim të veprës penale të “fallsifikimit të dokumentave zyrtare të kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 186/ 3 dhe 25 të Kodit Penal, duke sjellë si pasojë një dëm ekonomik shtetëror prej 4.3 milionë Euro, kjo vepër është dokumentuar pas një hetimi disa mujor i kryer nga shërbimet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Kukës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: