Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 4 punonjësit e Universitetit Bujqësor të Tiranës, të cilët akuzohen se kanë abuzuar me një tender me vlerë 10.5 milionë lekë. Bëhet fjalë për shtetasit Ali Rasha, Ahmet Mejdanin, Tahir Ballgjinin dhe Rushit Sunan. Lajmi u bë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Sipas prokurorisw, një nga pajisjet që është regjistruar si e blerë mbi vlerën e çmimit në treg, rezulton të jetë një blender. Kostoja normale e kësaj pajisje elektro-shtëpiake në treg do të shkonte në jo më shumë se 30.000 lek të rinj, por sipas hetimit rezulton se letrat janë “kopsitur” nga katër punonjësit e UBT-së duke e blerë për 276.000 mijë lekë të rinj.
Ndërkohë, një tjetër pajisje e blerë mbi vlerën reale të tregut është një frigorifer me ngrirje i markës “Beko”, që kushton 30.000 mijë lekë të rinj, por në UBT është blerë me shifrën rekord të 108.800 lekë të reja.
Gjithashtu në listën e shërbimeve ekstra mbi limitet, u pa se punonjësit e UBT kanë tejkaluar çdo lloj limiti dhe norme në blerjet që kanë realizuar, duke dyfishuar pothuajse vlerën e çdo pajisje.
(BalkanWeb)