Adele është njëra ndër këngëtaret më të respektuara në botë, e njohur për vokalin e saj të pakrahasueshëm dhe për prezencën e fuqishme në skenë.

Dhe 31-vjeçarja ka treguar se mund të interpretojë çdo performancë muzikore, ndërsa së fundmi ka bërë repin e Nicki Minaj gjatë një performance në Los Angeles.

Këngëtarja e hitit “Hello” këndoi bashkëpunimin e Kanye West dhe Nicki Minaj, “Monster”, ku më pas shpërndau një video në Instagram. Fituesja e çmimit ‘Oscar’ kishte të veshur një këmishë të zezë dhe një palë xhinse, teksa mahniti fansat duke dhënë gjithçka nga performanca e saj.

Muajin e kaluar, këngëtarja e “Someone Like You” festoi ditëlindjen e 31-të dhe përmes një mesazhi të sinqertë u tregoi njerëzve si ta duan veten. Adele shkroi: “Kjo është ditëlindja ime e 31-të. 30-të për mua ishin të vështirë por do të vazhdoj më tej”.

Adele gjithashtu është ndarë nga tashmë ish-bashkëshorti i saj, Simon Konecki, pas tetë vitesh së bashku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: