BRITANI E MADHE

Adele u dha fansave të saj lajmin se është duke marrë një pushim “të gjatë” nga muzika dhe performancat e reja.

Gjatë viteve të fundit, këngëtarja ka emocionuar publikun me performancat e saj në shumë shtete në SHBA, por dhe jashtë Amerikës. Më 31 gusht, Adele ishte në Mynih, Gjermani, ku mbajti edhe një fjalim emocionues para audiencës për marrjen e një pushimi të gjatë, shumë të nevojshëm.

Në një video nga shfaqja e saj e fundit në Mynih, e postuar nga fansat në rrjetet sociale, 36-vjeçarja i falënderoi ata që erdhën për ta parë duke kënduar.

“Nuk jam këngëtarja më komode, por jam shumë e mirë dhe i kam shijuar vërtet performancat për tre vite tashmë, periudha më e gjatë që kam dalë dhe do të dal ndonjëherë”,- tha ajo para publikut të pranishëm në koncertin e Mynihut.

“Kam ende edhe pesë javë shfaqje”,- shtoi Adele në skenë. “Pas kësaj, nuk do t’ju shoh për një kohë tepër të gjatë. Do t’i mbaj gjatë në kujtesë këto shfaqje dhe çdo shfaqje që kam bërë gjatë tre viteve të fundit.”

“Ka qenë gjithçka e mahnitshme. Por kam nevojë vetëm për një pushim”,- shpjegoi këngëtarja ndërsa turma brohoriste. “Kam kaluar shtatë vitet e fundit duke ndërtuar një jetë të re për veten dhe tani dua ta jetoj atë.”

Fituesja e “Grammy”, u emocionua teksa foli për dëshirën për t’u fokusuar në jetën e saj personale. Adele ka një djalë 11-vjeçar, Angelo.

Ajo gjithashtu është përfolur se është fejuar me Rich Paul.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: