Teksa më herët përflitej për një ndarje nga bashkëshorti të këngëtares Adele, kjo e fundit i ka hedhur të gjitha poshtë përmes një postimi në Twitter.

Ajo ka mohuar zërat për një krizë të mundshme në martesën e saj me Simon Konecki. “Dua t’i uroj të gjithëve pushime të bukura dhe më të mirën për 2015. Gjithashtu Simon dhe unë jemi ende bashkë, mos i besoni ato që shkruajnë mediat”, ka shkruar ajo si kundërpërgjigje ndaj mediave rozë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb