KOSOVË- Këngëtarja e njohur kosovare Adelina Ismaili njihet për dashamirësinë e saj ndaj ish-Presidentit të ndjerë të Kosovës Ibrahim Rugova dhe deri më tash përkrahëse e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por, me sa duket pas zgjedhjeve Adelina i kërkon LDK-së të reformohet urgjent, ose ndryshe do e fusim në kornizë dhe do e ruajmë në mur si kujtim.

“Po m’duket jam e vetmja që mendoj se LDK ka marr më shumë vota sesa meriton. Bëj pjesë në ata njerëz që jemi peng i dashnisë për Rugovën, viktimë e shpresës që LDK një ditë do të kthehet në rrënjë. Dhe viktimë e gënjeshtrave. Besa edhe viktimë e partive tjera që kanë një xhelozi patologjike, gati personale me njerëz që guxojnë ta ruajnë idealin rugovian. Jam shumë e lumtur që elektorati ndëshkoi “orakujt” e LDK-së. Kjo parti duhet të ndryshojë thelbësisht, ose e fusim në kornizë dhe e ruajmë në mur si kujtim. Ndryshimi le të fillojë me lista, t’cilat dukej sikur janë kthyer mbrapsht. Ndryshimi duhet të bëhet me hapjen e sinqertë ndaj ideve të reja, e jo për sy e faqe. Ndryshim duhet të këtë edhe për rolin e gruas në LDK, të mos vazhdojë të trajtohet si pulë e pjekur e darkave të gjata. LDK duhet të kuptojë që Ibrahim Rugova dhuronte zgjidhje për popullin, e jo për një ose dy poste. Reforma. Urgjent…”, shkruan Adelina Ismaili.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: