TIRANE

Mbrëmjen e djeshme Adelina Ismaili ishte e ftuar në emisionin “Pressing” të televizionit T7 ka treguar më shumë për jetën e saj.
Këngëtarja ka folur për rrugëtimin e saj në muzikë dhe gjithë vështirësitë që ka hasur gjatë kësaj kohe.

Ismaili ka treguar se në fillimet e saj muzika shqiptare nuk i pëlqente, sepse dukej si diçka e ftohtë, duke qenë se ishte e ndikuar nga opera dhe ajo se çfarë mësohej në shkollë. “Ne në Kosovë kishim një botë komplet tjetër. Ishte Mihrije Braha, Gili etj dhe në atë kohë kishte filluar të zhvillohej shumë muzika pop”, ka treguar Adelina. Më tej ajo ka shtuar se këngëtaret e Kosovës nuk merrnin asnjëherë çmime në Shqipëri në festivalin e dhjetorit.

“Nuk më kujtohet që ndokush nga Kosova të ketë marrë çmim. Deri vonë kemi besuar se ekzistonte një lloj marrëveshje e pashkruar që të mos fitonte asnjë kosovar festivalin e dhjetorit. Nuk na i kishte thënë dikush, thjesht është ditur, por nuk është diskutuar asnjëherë”, ka rrëfyer këngëtarja.

Ajo ka treguar se për një këngë atyre ju duhej të punonin për dy vite me radhë që të ishte në nivelin e duhur. Megjithatë vitet e fundit situata ka ndryshuar, sepse këngëtarët e Kosovës vlerësohen po njësoj me ata që vijnë nga Shqipëria. Kujtojmë se pas një mungese disi të gjatë në muzikë Adelina është rikthyer me projekte të reja muzikore, ku më i fundit është ai në bashkëpunim me Rina Balaj, “Qikat”. Adelina ka treguar dhe për takimin e saj me presidentin, Ibrahim Rugovën. Ajo tha se gjatë kohës kur i kishte 14 vjet, ishte bërë trend që të takohesh me Rugovën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: