Adelina Ismaili do t’i rikthehet skenës shqiptare, por jo me një projekt muzikor. Këngëtarja po përflitet të jetë njëra nga konkurrentet e edicionit të dytë të spektaklit “Dance with me”. Ndër emra të tjerë të cilët po diskutohen si konkurrentë në këtë garë vallëzimi janë edhe Ingrid Gjoni, Irena Kita, Cekja (Sejfulla Myftari), Roza Lati, Arilena Ara dhe Albërie Hadërgjonaj.

Kujtojmë se fitues i edicionit të parë të këtij spektakli u shpall dyshja Sabri Fejzullahu dhe Rozana Radi. Me shumë interes ndërkaq po pritet edhe debutimi i Adelinës si balerinë, pasi dihet tashmë që edhe me kërcimin, këngëtarja i ka punët shumë mirë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: