TIRANE – Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili u bë nënë para disa muajsh. Dhe lumturia e saj më e madhe është sigurisht djali i saj, Uliks. Diva e muzikës shqiptare edhe pse e distancuar nga jeta publike së fundmi të paktën në rrjetet sociale ka filluar të bëhet aktive, duke postuar foto me djalin dhe bashkëshortin e saj.

Ditën e sotme Adelina ka publikuar një video në Facebook, ku tregon edhe linjat truprore pas lindjes. Në plazh së bashku me djalin, Adelina duket mjaft në formë edhe pse nuk ka shumë muaj që është bërë nënë.
(BalkanWeb)
