Këngëtarja Adelina Ismaili vazhdon të jetë një ndër emrat më të pëlqyer në muzikë. Ajo është shumë aktive muajve të fundit në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, Ismaili ka publikuar një fotografi ku shfaqet mjaft provokuese në një fustan të zi me prerje.

Në mbishkrimin e fotografisë, Ismaili shkruan se eleganca e saj është e lidhur me trupin, duke qenë ajo që zgjedh se çfarë duhet veshur.

“Fustani që unë vesh, jo fustani që më vesh mua. Të dua”, shkruan Adelina në mbishkrimin e fotografisë.
Ajo ka publikuar muaj më parë projektin e ri muzikor “T’iqja”, e cila është pritur mirë nga fansat e saj.

Ajo i është rikthyer edhe koncerteve, ndërsa vetëm pak ditë më parë performoi në Prishtinë, në një koncert gjigant për fansat e saj.

Adelina 1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: