Adelina Tahiri, këngëtarja e shumë komentuar për martesën me avokatin maqedonas, Serjozha Markov, është e ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” ku gjatë emisionit tregoi për herë të parë njohjen me bashkëshortin.

“Si u njohëm ne është histori e gjatë dhe po e tregoj për herë të parë. Madje pak njerëz e dinë sesi jemi njohur. Ai që na ka njohur ne është një njeri në Shkup, mik i yni i përbashkët dhe problematik. Ky miku ishte drejtuar tek burri im pasi kërkonte leje arme. Por e kishte të pamundur ta merrte lejen se ishte në arrati dhe e kërkonte e gjithë bota ndërkohë në Shkup ecte i lirë. Me këtë personin unë njihem familjarisht dhe nga ky rastësisht kam takuar edhe me burrin tim i cili më ka përshëndetur dhe ka ikur. Të nesërmen ky miku ynë shkon tek zyra e burrit tim dhe e pyet a kishte mbaruar punë. Burri i kishte mbaruar punë dhe i kishte kërkuar që të pinte një kafe me mua. Ky miku kishte menduar që burri edhe mund të më ndihmonte për kontrata meqë është avokat. Miku më tha por unë as e kisha dëgjuar si emër. Unë refuzova dhe thashë nuk kam nevojë për avokat për momentin dhe jam shumë e zënë. Ky miku çdo ditë merrte në telefon, unë ja mbyllja.

Kaloi 1 vit, ky vazhdonte më merrte. Pas 1 viti e gjysmë, ky më merr në ora 8 të mëngjesit dhe më thotë të shkoja urgjent të shkojë në një hotel në Shkup se do shkruanin gazetat diçka skandaloze për mua. Shkova e sapo ngritur nga gjumi. Ky më tha ke 1 vit që thua do e takosh personin, unë s’kam më fytyrë. Shkova në shtëpi u rregullova, u takova me të. Tha ‘unë jam avokati Serjoza Markov. Doja thjesht të pinim një kafe në mënyrë shoqërore sepse më pëlqen si artiste dhe më pëlqejnë njerëzit e bukur’. Më bëri shumë përshtypje se ishte njeri shumë i çiltër. Folëm për projekte, për kontrata. Pas një kohe mua më ndodhi një fatkeqësi. Doli një skandal sikur u vra një njeri për mua. Por nuk kishte lidhje me mua. E vetmja lidhje ishte që vëllai im një ditë përpara ka kaluar me makinën time dhe targat janë evidentuar dhe të gjitha makinat që kanë kaluar kanë shkuar në intervistë në polici. Prej kësaj ngjarjeje nuk rrinte njeri me mua, më doli nami kot.

I vetmi njeri që rrinte afër meje ishte Serjozha. Atë e mora për ndihmë që të më jepte një avokat. Më shoqëroi një avokate në polici. Pas kësaj shkova të pija kafe me Serjozhën. Më bëri të ndihesha shumë mirë në momentet më të vështira të jetës time. Në momentin kur e kam takuar nuk e dija fare që ishte i pasur sepse ka ardhur në takim me makinë të thjeshtë. Pasi kaloi 10 muaj që ishim njohur unë kisha filluar të kisha simpati për të. Më ofroi të isha mysafirja e tij në Vienë. Pranova meqë do shkoja edhe për një koncert në Gjermani. Shkova me një shoqe dhe i shkruajta që jam në aeroport. Tha do të presë një person. Hipëm në një makinë. Unë me shoqen kishim frikë. Shkojmë në hotel, dolën 30 badigarda dhe më pas burri. Na mirëpirti në hotel. Ai ishte në hotel tjetër, unë me shoqen në hotel tjetër. Në darkë dolëm në nje klub të njohur të Vienës. Ishim në mes të klubit në një tavolinë me 30 badigarda. Ky erdhi me një plak 80-vjeçar por me status në Austri. Badigardat i puthën dorën burrit. Unë i thashë shoqes ‘mos është papa ky dhe nuk e di unë’. Mua më iku fytyra, kisha frikë. Hëngrëm darkë dhe pas darkës tha që do shkojmë në një lokal që këndon një fitues i Sanremos. Edhe aty dalin badigarda dhe i puthën dorën Serjozhës. Ai kishte pronotuar të gjithë lokalin, tavolinat ishin bosh, vetëm ne. Tek ky moment simpatia që kisha ndaj atij u kthye në distancë se e u tremba shumë, kisha frikë se isha dhe në shtët tjetër. Burri im thirri një djalë që mbante 300 trëndafila. Burri im tha ‘Përveç kësaj femre nuk guxon asnjë femër tjetër të ketë lule’ dhe m’i jep të gjitha lulet. Më preku shumë ky moment. Kisha edhe ndjenja për të. Dola jashtë dhe fillova të qaj. Ai erdhi pas meje dhe më pyeti çfarë kisha.

I thashë që duhet të zgjidhja mes tij dhe familjes. Ai tha ‘Kur ta shohë familja jote sa të lumtur do të të bëj, ata do më duan sikur të më kenë djalë’. Këtu dhamë puthjen e parë. Nuk ndodhi asgjë tjetër. Tha nuk dua të bëj asgjë me dëshirën time, pa qenë edhe dëshira jote. I thashë po pse e bërë gjithë këtë këtu dhe atje në Shkup mu shfaqe i thjeshtë. Tha unë jam modest dhe këtu fillova ta doja edhe më shumë. Gazetat çfarë nuk shkruajtën për mua. Por unë e dua atë. Edhe sikur unë të fitoj dhe ta ushqej atë, prapë do e dua”, tregoi Adelina, njofton Xing.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: