Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi duke folur në emisionin “Të paekspozuarit” në “Newws 24” tha se zgjedhje më datë 30 qershor nuk do të ketë.


Ademi tha se po të ketë zgjedhje, do të thotë se vendi shkon në diktaturë. Ajo ka nënvizuar se mbështetësit e PD ose do të përfundojnë në burg ose në eksod.

“Nëse Edi Rama do vazhdojë me marrëzinë e vet, ne ose do shkojmë të gjithë në burg ose të gjithë në eksod. Nuk ka zgjedhje.


Nëse nuk rezistojmë, do të përfundojmë në diktaturë. Ne do të bëjmë gjithçka që zgjedhje mos të ketë dhe nuk do të ketë”, tha Ademi.


(d.xh/Balkanweb)