Ish-deputete, ish-ministre e Jashtme dhe me një karrierë të gjatë në radhët e PS-së, Arta Dade i kishte munguar opinionit publik pasi prej shumë kohësh nuk ishte shfaqur në biseda televizive. Ka qenë “A show” i Adi Krastës dhe ekrani i News24 që e ka rikthyer zonjën Dade për të komentuar zhvillimet politike.

Adi Krasta: Ju gjatë 24 orëve të fundit do keni marrë shumë kërkesa për të qenë në programe televizive.

Arta Dade: Jo vetëm gjatë 24 orëve të fundit por edhe gjysmën e javës së kaluar por unë kisha dëshirë të rinisja me emisionin tuaj dhe me ju personalisht për respektin që kam për njohuritë dhe kapacitetet tuaja dhe si gazetar përveç të tjerave.
Kështu që unë rinis pas gati 1 vit e gjysmë që nuk kam dalë në asnjë media.

Adi Krasta: Atëherë mirë se u kthyet në jetën publike!
Arta Dade: Faleminderit, mirë se ju gjeta!

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb