Gazetari Adi Krasta i ftuar në “Kjo Javë” me Nisida Tufën në “News 24” tha se Shqipërisë i duhet një rrotacion politik, pasi sipas tij, ky lloj modeli sjell shpresë dhe zhvillim në shoqëri.

“Do të jem kundër çdo qeverie, sepse unë jam i lirë dhe liria ime ka shumë rëndësi.  Për mua rrotacioni sjell ndryshim”, tha Krasta,  duke cituar Abraham Linkolnin.

Krasta theksoi se maxhoranca është e konsumuar, ndërsa shtoi se do të kishte dashur një opozitë më të fortë dhe aktive.

I konsideruar si një nga figurat më të rëndësishme të ekranit në Shqipëri, Krasta tha mes tjerash se duhet punuar për  të mbrojtur interesin e publikut dhe jo propagandën qeveritare.

“Nuk i heq asnjë presje këtij qëndrimi. Duke qenë qeveria autoritet,  kollaj bëhet autoritare. Kjo Shqipëri është e njerëzve të zakonshëm.  Janë ca nga ne, të cilët iu duhet të mbrojnë interesin e publikut. Unë shoh disa kolegë të mi, të  cilët luajnë rolin e propagandës qeveritare, por s’janë aspak të lumtur”,  shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb