TIRANE-Adi Krasta thotë se Edi Rama po tenton të bëhet si Berisha, i paprekshëm. “Sali Berisha ka qenë i paprekshëm, po ashtu dhe kryeministri i tashëm Rama është i paprekshëm. E njëjta gjë ndodh dhe në Kosovë, Hashim Thaçi ka qenë i paprekshëm, po ashtu dhe Isa Mustafa tenton të bëhet i paprekshëm”, tha Krasta në emisionin Rubikon të KTV-­së.

Sipas tij, në Shqipëri lideri nuk vjen vetëm, si një qenie pjesë e demokracisë. Në Shqipëri, sipas Krastës, ai vjen me klan të vetin.
“Keni dëgjuar se thuhet se prapa tij qëndron Drenica, Kamenica, Dukagjini, pra klasa politike në Kosovë dhe Shqipëri i kanë të gjitha në dorë. Ata të japin punë, ata të japin tenderët, t’i marrin ato pra. Subjekti ynë nuk është klasa politike sepse këtu klasa politike është e mjeruar dhe betejën me ta e kemi humbur”, tha ai. Krasta u ka bërë thirrje votuesve këndej e andej kufirit se duhet të ndryshojnë votat e tyre për hir të vetës së tij.

“Nuk qëndrohet gjithë jetën me të njëjtin subjekt partiak, por duhet t’i gjejnë njerëzit që duhet t’i votojnë. Ata që ndryshojnë gjërat me të vërtet. Kam idenë që hapet këndi dhe shihet pak më gjerë, dhe se duhet një rilindje, por jo si rilindja e zotit Rama”, shtoi Krasta.

Ndërkohë, duke iu referuar situatës në Shqipëri dhe Kosovë, se vetëm në viset shqiptare ndodh që të shahet dhe sulmohet opozita.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: