Për publikun shqiptar bëri jo pak përshtypje shprehja “Shame on you”, që shqipërohet ‘të të vijë turp’ e që u shkrua me shkrim dore në murin e hyrjes së shkallës, në ndërtesën ku jeton ambasadori i OSBE, Borchardt. Pse një grup të rinjsh i thanë ambasadorit: “turp të kesh”?
(Trasmentohet në video deklarata e ambasadorit për paratë që qarkullojnë nga kanabisi)

Menjehere pas kesaj deklarate te rendesishme thene publikisht dhe ne kohen e duhur, ambasadori u detyrua ta pergenjeshtroje deklaraten e tij, gjithashtu publikisht duke i dhene nje leje indirekte blerjes se votave, dhe marredhenies te pandeshkuar me njerez te dyshimte nga ana e qeverisjes se Shqiperise.

Kthesa që ambasafori Borchardt bëri, ishte në fakt e turpshme. Terheqja e tij me bisht ndër shale dhe burracakeria për të luftuar për logjiken e thjeshte dhe interesat e popullit, dhe jo të pushtetit meritonte një pergjigje gjithëaq publike. Turp, po ashtu duhet të kishte ambasadori më i dobët i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Donald Lu. Njëanshmeria dhe lojrat e tij me shqipen e çalë bënë që statusquoja e kerkuar prej tij dhe zonjës Vllahutin të rezultonin me një qeverisje të devijuar.

Kush hulumton shqipen do të duhej te kuptonte se ‘te kesh turp’ i thuhet një njeriu pasi ka kryer një gjest te shëmtuar dhe nuk tregon asnjë shenjë pendimi ose analize.

Ju informojme se Lista e te turperuarve ne vendin tonë mbetet ende e gjatë.

*Monologu i Adi Krastës në emisionin A-Show

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb