Kryeministri Edi Rama u ndal gjatë fjalës së tij para deputetëve socialistë ditën e sotme se ka ende një nevojë për garantimin e shtetit që është një mekanizëm i harmonizuar ku ofrimi i korrupsionit të gjejë shumë më pak hapësirë.

Ai theksoi se në administratën publike të Shqipërisë ka një” pjesë të bardhë të rëndësishme”, por ka edhe një “pjesë të zezë”, duke shtuar se me këtë të fundit po merret drejtësia.

Rama falënderoi prokurorët e SPAK dhe ata të prokurorive të tjera, ndërsa bëri thirrje për zvogëlimin e pjesës së zezë, të cilën ai e përshkroi si “trup kombëtar”.

“Nëse shohim diagnozën, ka një të vërtetë shumë të madhe, se sa nevojë ka akoma për të garantuar një shtet që është dhe mekanizëm i harmonizuar dhe që subjektiviteti njerëzor të gjejë shumë më pak hapësirë për të ndërhyrë dhe për ta ofruar korrupsionin si alternativë për ata që duan të marrin nga shteti shërbimin e etj.

Për ata që tundin këmbën dhe dua mundësi të shfaqen, është puna e tyre. Puna jonë është për të shtyrë përpara këtë proces. Bëhet fjalë për të ndërtuar makinerinë shtet që Shqipëria s’e ka pasur kurrë, por mund ta ketë brenda këtij 10-vjeçari, nëse bashkohet me aftësi të gjithë agjendës së përcaktuar nga diagnoza

Nuk është rastësi emri që ne i kemi vënë komisionit. Na ka dhënë shumë kurajë screening se na ka dhënë mundësi të shohim se sa potencial kemi. Shqipëria ka një administratë publike, që ka një pjesë të bardhë, por ka edhe një pjesë të zezë, ku fatmirësisht sot arrin të merret drejtësia, përfitoj nga rasti të falenderoj dhe të inkurajoj prokurorët e SPAK dhe me shpresë edhe të tjerë në prokuroritë e zakonshme që të bëjnë gjithçka që munden që ta zvogëlojnë përditë atë pjesën e zezë që është një turp kombëtar, turp shtetëror, turp popullor, turp për të gjithë”, u shpreh mes të tjerash Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb