TIRANË

Qytetarët shqiptarë kanë vijuar edhe sot në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24 publikimin e shqetësimeve të tyre, teksa nuk kanë munguar ankesat për administratën publike.

Qytetarët kanë komentuar dhe vendimin e Arbitrazhit për çështjen Becchetti.

“Vendimi i gjykatave është i zbatueshëm. Gjykata është mbi çdo gjë. Si ka mundësi, kush e ha atë që thotë ajo Balluku. 108 mln euro janë 108 shkolla. Populli shqiptar në varfëri, duke dëgjuar akoma mashtrimet e kryeministrit. Ky gjyq është i humbur dhe do paguhet nga shteti shqiptar.
E dyta kanë dalë përsëri këta bilbilenjtë që paguhen nga Edi Rama, sa herë para zgjedhjeve, shajnë Berishën dhe gjasme Ramën pastaj 2 vite të tjera rrinë rehat. Si ka mundësi të katandisemi deri këtu, para ta heq fukarallakun por jo maskarallëkun. Kështu do katandisemi ne?”, tha një qytetar.

Të tjerë kritikuan drejtësinë se hesht. “Ky SPAK-u i shërben mafies në pushtet. Kush do i paguajë lekët për Beçhetin. Drejtësia shqiptare fle, fle. Gjumë dimëror 12-mujor. Ambasadorët heshtin me gjithë këtë korrupsion dhe këtë paaftësi”.

“Kjo situata në Shqipëri ka dalë nga duart”.

“Drejtësia nuk funksionon. Këta janë të Berishës, Metës dhe Ramës. Të shkrihet fare. Çfarë drejtësie ka. Sekuestrohen këto, ato, po ne i kemi këtu, vilat, nuk i shohin. Drejtësia duhet të shkrihet”.

Një tjetër bëri thirrje që shqiptarët të ngrihen.
“Shqiptarët duhet të çohen në një revolucion demokratik sepse ky po e shkatërron vendin”, tha ai.
Një qytetar nga Lushnja denoncoi një vjedhje mbrëmjen e kaluar. “Mbrëmë është vjedhur një vilë, mirë vjedhja por edhe gati na vranë. Policia e Lushnjës e lidhur me banda. Si ka mundësi të thyhet shtëpia në 2 të natës”, tha ai.

Një tjetër tha se ishte invalid dhe shteti nuk i jep shoqërues.
“Jam invalid, me një këmbë e nuk më japin një shoqërues. Ça janë këto ligje”, tha ai.

Një pensioniste u ankua se administrata publike nuk funksionon.
“Të gjitha hallkat e shtetit nuk funksionojnë. Askush nuk të kontakton. Me arrogancë thonë kemi urdhër nga ministri që të mos kontaktojmë qytetarët. Po kur kërkojnë votat? Nuk të zgjidh njeri hallin. Askush nuk të kontakton nga administrata publike.
Në çdo vend ministri del në treg dhe shikon çmimet e i kërkon llogari atij tregtarit pse e ke ngritur çmimin me 2 cent. Këtu ka vajtur qepa me 1500 lekë”, tha ajo.

Një banor nga Sevasteri i Vlorës u ankua për mbeturinat, teksa tha se bashkia nuk bën asgjë. “Po na sjellin mbeturina nga njësitë e tjera. Jemi ankuar te bashkia, asgjë. Më para hyn te ambasada amerikane se në bashkinë e Selenicës”, tha banori.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: