SHBA

Admirali Craig Fowler, i cili kryeson Komandën jugore të Ushtrisë së SHBA-së, i tha të enjten  Senatit se trupat amerikane janë gati të mbrojnë personelin amerikan dhe objektet diplomatike në Venezuelë, nëse është e nevojshme.

“Ne jemi të gatshëm të mbrojmë personelin amerikan dhe objektet diplomatike, nëse është e nevojshme”, tha Fowler në Komitetin e Senatit për Çështjet Ushtarake.

Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se Fowler nuk dha detaje se si Ushtria amerikane mund të reagonte në rast nevoje. Ndërkohë që situata në Venezuelë mbetet kritike pas përplasjeve të fundit mes SHBA-së dhe Venezuelës.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: