Ai është bërë shpesh herë objekt debatesh dhe diskutimesh për zgjedhjet e tij, pasi refuzoi të ishte pjesë e kombëtares shqiptare dhe asaj të Kosovës. Adnan Januzaj është rikthyer sërish në vëmendje, për shkak edhe të një deklarate të tij. Ai tha se është krenar që është belg, ndërsa nuk e përmendi origjinën e tij nga Kosova.

Në një konferencë për shtyp gjatë ndeshjes me Panamanë, Jonuzaj tha se ndihet belg. “Unë kam lindur në Belgjikë, jam belg dhe ndihem belg. Jam i lumtur që ndodhem këtu me shumë lojtarë profesionistë rreth meje”, deklaroi Januzaj.

Belgjika do të përballet sot me Panamanë për fazën e grupeve të Botërorit “Rusi 2018”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: