TIRANE-Adnan Januzaj nuk është ftuar nga Belgjika për ndeshjet e ardhshme, mirëpo ai mund të luaj për përfaqësuesen e Kosovës.


Trajneri i Belgjikës, Marc Wilmots nuk e ka ftuar Adnan Januzajn për dy ndeshjet e ardhshme, por ky mund të jetë një lajm i mirë për Kosovën.


Burime të “Zërit” kanë thënë se babai i Adnanit, Abedini, është në bisedime me krerët e Federatës së Kosovës (FFK), që të paktën Januzaj të luajë ndonjë miqësore me Kosovën.


Januzaj është kritikuar shumë që nuk ka zgjedhur kombëtaren e Shqipërisë, ndërkohë që tani mund të ketë sërish përkrahjen e gjithë shqiptarëve nëse luan për Kosovën.

 (d.d/BalkanWeb)

Etiketa: