Filmi “Adoleshenca”, që po shikohet nga miliona njerëz në mbarë botën, ka ngjallur shumë diskutime, sidomos për prindërit.
Në një lidhje Skype në programin “Open” të News 24, psikologia Denada Toçe shpjegoi ndikimin e këtij filmi dhe realitetin që ai paraqet. Ajo theksoi se prindërit shqiptarë shpesh refuzojnë të pranojnë se fëmijët e tyre mund të bëjnë gabime, si bullizmi apo dhuna.
“Filmi ka lënë prindërit të fjetur, ata nuk e shohin këtë realitet dhe mohojnë që fëmija i tyre mund të jetë bullist, mund të jetë dhunues,” tha Toçe, duke u fokusuar në nevojën për të pranuar dhe për t’u përballuar me këto çështje të vështira.
Denada Toçe: Prindërit shqiptarë nuk pranojnë që fëmija i tyre mund të bëjë veprime të këqija. Filmi ka lënë prindërit të tronditur, prindërit nuk e shikojnë këtë realitet dhe mohojnë që fëmija i tyre mund të jetë bullist, mund të jetë dhunues, por mohohet nga prindërit.
(Balkanweb)