SKOCI

Një 14-vjeçar është akuzuar në Skoci për zjarrvënie. Ai dyshohet se i ka vënë flakën shkollës me vetëdije, ndërsa godina e shkollës ku do merrnin mësimet mbi 1400 nxënës është djegur plotësisht.


Më shumë se 80 zjarrfikës po luftojnë me flakët e Shkollës së Mesme Woodmill. Djali i mitur do të paraqitet në gjykatën e Sherifit Dunfermline të martën e 27 gushtit. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, Stuart Stevens, tha se ky është një incident i madh, por shtoi se zjarrfikësit po vijojnë punë për shuarjen e flakëve.



‘Ky është një incident shumë i madh, kompleks dhe zjarrfikësit tanë vazhdojnë të punojnë në kushte të vështira për të shuar flakët”-theksoi ai. Autoritetet po mendojnë gjetjen e një zgjidhje të shpejtë për 1400 nxënësit, të cilët kanë mbetur në qiell të hapur.

(n.m/BalkanWeb)