SHBA- Një adoleshente është vënë nën hetim pasi ka postuar në SnapChat një foto në të cilën gishtin e këmbës e kishte futur në gojën e fëmijës. Policia në Karolinën e Jugut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë nisur hetimet lidhur me 15-vjeçaren, që e ka postuar fotografinë për t’u zbavitur me shoqërinë.

Prindërit e kishin lënë fëmijën e tyre shtatë muajsh në shtëpinë e dados, ku 15-vjeçarja ka shkuar për vizitë dhe ka bërë edhe gjestin aspak normal. Megjithëse prindërit kanë kërkuar ta padisin vajzën, duket se nuk mund të bëjnë asgjë, pasi ajo është minorene, ndaj mund t’i shpëtojë edhe dënimit. Por policia ia ka referuar rastin një Gjykate familjare.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: