Karabinierët e Piacenza-s, të koordinuara nga Prokuroria për të Mitur të Bolonjës, ndaluan të dashurin 15-vjeçar të Aurorës, 13-vjeçares që humbi jetën më 25 tetor, duke u rrëzuar nga kati i shtatë i pallatit ku ajo banonte.

Masa e paraburgimit u zbatua pasdite, teksa i riu akuzohet për vrasje me dashje dhe është dërguar në burgun për të mitur.

Djali, i dashuri i viktimës (të dy me origjinë shqiptare), i kishte thënë policisë se gjesti i Aurorës ishte vullnetar. Por miqtë e 13-vjeçares kanë përjashtuar menjëherë idenë se vajza mund të bënte vetëvrasje dhe raportuan për një marrëdhënie problematike mes të dyve, një shtytje dhe tërheqje nga ajo, sepse adoleshentja donte t’i jepte fund lidhjes.

Motra dhe nëna e Aurorës gjithashtu konfirmuan se i dashuri ishte i dhunshëm dhe shpesh e rrihte atë. Motra ka shkruar në rrjetet sociale se djali “e ka rrahur, e ka tërhequr zvarrë në katin e shtatë dhe e ka hedhur poshtë”. Më pas ai shkoi në lokal, lau duart dhe telefonoi 118 duke thënë se ajo kishte bërë vetëvrasje”. Ajo tha se ishte e sigurt, “Aurora kishte frikë prej tij” dhe për këtë arsye donte ta linte.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb