SHBA

Supermodelet e famshme botërore, Irina Shayk dhe Adriana Lima, kanë pozuar për kopertinën e revistës ‘Vogue’ në Spanjë për muajin gusht.

Fotoja e kopertinën është postuar edhe nga Shayk, në llogarinë e saj personale në Instagram.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Kur femrat bashkohen dhe fuqizojnë njëra-tjetrën, ndodh magjia”, ka shkruar Irina në postimin e saj, duke e etiketuar Adriana Liman si motër.

Bukuroshet shfaqen tejet në formë dhe sic e shihni nga fotoja kanë ngjashmëri të madhe me njëra-tjetrën. Shayk këtë muaj ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes nga partneri i saj, Bradley Cooper, gjersa bukuroshja braziliane është parë në krah të biznesmenit Emir Uyar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb