KILI

Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të  vrarë në Kilin jugor, pasi një avion i vogël u rrëzua në një lagje banimi të qytetit Puerto Montt. Pas incidentit, vendasit kërkuan mbylljen e aeroportit La Paloma.

Avioni u rrëzua në një shtëpi në Puerto Montt menjëherë pas ngritjes në orën 10:50, duke vrarë pesë pasagjerë dhe pilotin në bord, konfirmoi guvernatori i rajonit të Los Lagosit, Harry Jürgensen.

Filmimet nga vendi i ngjarjes tregojnë aeroplanin, që i përkiste kompanisë ajrore Archipielagos, që digjej brenda një strukture rezidenciale ndërsa zjarrfikësit u përpoqën të përmbajnë flakët dhe t’i pengonin të përhapeshin në një shtëpi fqinje.

Një nga shtëpitë u dogj plotësisht në incident, tha guvernatori. Duket se askush nuk ishte brenda dy ndërtesave kur ndodhi përplasja. Një burrë dhe një grua, thuhet se pësuan lëndime jo të rrezikshme për jetën, pasi u goditën nga mbetjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb