Aeroplanët e Koresë Jugore kanë nisur dy të shtëna paralajmëruese drejt një aeroplani ushtarak të Rusisë, pasi ka hyrë në zonën ajrore jugkoreane, është cituar të ketë thënë ministria për Mbrojtje Kombëtare e këtij shteti sipas agjencisë së lajmeve, Reuters.


Përveç kësaj është thënë edhe se një aeroplan ushtarak kinez ka hyrë në zonën ajrore të Koresë Jugore. Duke cituar zyrtarë nga shefat e shtabit të përbashkët, agjencia e lajmeve, Yonhap, ka thënë se hyrja e aeroplanëve luftarakë në zonën ajrore jugkoreane përbën shkelje. Aeroplanët më pas është thënë të jenë larguar së bashku.


Një zyrtar i ministrisë jugkoreane, i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters, se kjo është hera e parë që një aeroplan ushtarak rus shkel zonën ajrore jugkoreane. Ende nuk ka pasur ndonjë koment nga zyrtarët rusë apo ata kinezë për këtë çështje. Ndërkohë qeveria jugkoreane ka thënë se ka nisur ankesa zyrtare te të dyja shtetet.


(Balkanweb)