Një aeroport në Zelandë të Re ka vendosur një tabelë kufizuese duke iu kërkuar pasagjerëve që t’i kufizojnë përqafimet në tre minuta. Fotografia e vendosur u bë virale në internet.

“Koha maksimale e përqafimit është tre minuta. Për lamtumirën e ëmbël, ju lutem përdorni parkingun e veturave”, thuhet në mesazh.

Dan De Bono, shef i aeroportit, ka thënë se kjo kërkesë po bëhet pasi disa përshëndetje mes pasagjerëve po marrin shumë kohë.

Ai tha se është i vetëdijshëm që tabela ka ngjallur shumë reagime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb