Kryeministri i vendit Edi Rama u prit me protesta në Kukës, por pavarësisht kësaj ai nuk i ndali batutat.

Mes premtimeve për përfundimin e punimeve civile të aeroportit të Kukësit brenda vitit, kryeministri Rama shtoi se shumë shpejt djemtë e Kukësit që punojnë e jetojnë në Londër do të mund të vijnë me më pak paund në vendlindje.

Disa mund të vijnë edhe për protesta tha Rama, por se kjo s’ka rëndësi.

“Kur shkoj në Vlorë, acarohen kuksianët. Kur vij këtu acarohen ata, por ne do t’i bëjmë të dyja aeroportet. Aeroporti këtu do të jetë një aeroport për fluturime LowCoast. Vendi është shumë strategjik, përmbledh një pellg shqiptarësh këtej dhe andej kufrit dhe i jep mundësi çunave të Londrës të vijnë me shumë pak paund këtu. Shumica do vijnë për punë e halle, ka edhe ca që do vijnë për protesta, por s’ka rëndësi. Punimet civile këtu do të përfundojnë brenda një viti”,- u shpreh kryeminsitri.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: