KUKËSI- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha nga Kukësi se me ndërtimin e aeroportit të gjithë emigrantët kanë një mundësi më shumë për t’u kthyer në vendlindjen e tyre.

Sipas shefit të qeverisë, ajo që i duhet kësaj zone është që shtëpitë  të kthehen në bujtinë, ndërsa përsëriti faktin se zona e Shishtavecit nuk ka asgjë mangut në krahasim me Alpet e Zvicrës. Ai renditi edhe disa faktorë dhe mekanizma, të cilët do t’iu shërbejnë rritjes së ekonomisë për banorët e qarkut të Kukësit.

“Patjetër që do të ishte më  mirë që qyteti të kishte stadiumin e vetë kur doli kampion dhe jo të shkojë në Elbasan për të luajtur ndeshjen. Stadiumi do të krijojë edhe ekonominë. Ata që ikin janë të lirë të provojnë një jetë më të mirë. Të gjithë ata që  jetojnë në Angli, po iu japim mundësinë e një bilete më të lirë kthimi. Ti bëjmë që të shikojnë oportunitet për të kthyer shtëpitë në bujtina. Unë isha te Stani i Hoxhës, nuk ka asnjë gjë më shumë edhe në Alpet e Zvicrës. Një gjë shumë e mirë për rininë kuksiane është mbyllja e basteve. Nuk ka më që të lihen lekët për fatin e Realit dhe Barcelonës. Mbyllja e Universitetit ka qenë e duhura, pasi kemi shpëtuar prindërit nga maskarada, pasi aty kanë paguar edhe para”, the mes tjerash kreu i qeverisë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb