Presidenti Ilir Meta po zhvillon një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, mes tyre dhe Luigi Sorecën.

“BalkanWeb” mëson se takimi në fjalë po mbahet në Presidencë.

Po ashtu, bëhet e ditur se kryefjalë e takimit të kreut të shtetit me diplomatët e huaj janë zhvillimet politike në vend, ky si kryeçështje është Kodi Zgjedhor. Kujtojmë se maxhoranca ka vendosur një afat për arritjen e konsensusit për Kodin Zgjedhor, ku data e fundit është 30 shtatori.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: