TIRANE- Në listën e dëshmitarëve VIP në gjyqin ndaj ish-administratorit të DIA-s, Kastriot Ismailaj për aferën me CEZ është edhe emri i ministrit të Energjetikës Damian Gjiknuri, i cili është thirrur sot të dëshmojë në seancën gjyqësore.

gjinuri ne gjykate

“BalkanWeb” raporton se për një orë e 5 minuta, ministri Gjiknuri iu përgjigj pyetjeve të të pandehurit, për shkak se ishte dëshmitar i thirrur nga pala e mbrojtjes.

Ai ka pranuar të ketë pritur në zyrën e tij Elvis Matajn dhe Romeo Kara, dy ish-punonjës të DIA, të cilët i shprehen gatishmërinë për të dëshmuar për abuzimet që kryheshin në kompani.

Më tej, ministri pranoi edhe takimet me përfaqësuesen ligjore të DIA, Rebeca Gaskin Gain, e cila ka kërkuar tërheqjen e kompanisë nga procesi me shtetin shqiptar në arbitrazhin ndërkombëtar. “Gain më tha se tërhiqemi nga gjyqi në arbitrazh për shkak se Kastriot Ismailaj ka dëmtuar imazhin e kompanisë”, theksoi Gjiknuri.

Biznesmeni Kastriot Ismailaj akuzohet për ngritjen e një skeme mashtruese me mbledhjen e borxheve të ish-kompanisë ceke CEZ, duke shkaktuar një dëm në miliona euro. Pak ditë më parë Gjykata e Tiranës pranoi padinë e OSHEE dhe detyroi Ismailajn t’i paguajë një dëmshpërblim në vlerën e 9.5 milionë eurove.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb