SPAK ka marrë të pandehur për pastrim parash Xhimi Begejan, në lidhje me aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Begeja është një nga trashëgimtarët e tokës. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Celmeta.

Sot më herët është marrë i pandehur për të njëjtën çështje edhe ndërtuesi Fatmir Bektashi.

Gjithashtu, si pjesë e hetimit të së njëjtës dosje, gjatë ditës së djeshme iu janë komunikuar akuzat edhe Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit.

Pra, SPAK ka zyrtarisht katër të pandehur për çështjen Partizani. Berisha, Malltezi, Fatmir Bektashi dhe Xhimi Begeja

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: