TIRANE

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 për çështjet e krizës politike Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi komentoi edhe aferën abuzive të koncensionarit në landifillin e Sharrës. Përmes kronikave në edicionet informative, News24 ka denoncuar skandalin, në të cilin me miratimin e Bashkisë Tiranë dhe Ministrisë së Mjedisit ndërtuesit detyrohen që shkarkojnë në landfillin e Sharrës duhet të paguajnë për llogari të kompanisë Integrated Energy” B.V tarifën prej 480 lek për ton për dherat. Ministri Klosi iu shmang pyetjeve në lidhje me tarifat, ndërsa tha se shembulli i atij landfilli duhet ndjekur edhe në qytete të tjera të vendit.

“Demokracia ka këtë të mirë se mund të pasqyrohen të vërtetat. Duhet të bëjnë një investigim si janë hyrjet në qytetet e tjera. Mbetjet që dalin nga ndërtimet hidhen vend e pavend. Përmes një kontrate është dhënë landfilli i sharrës që të hidhen inertet. Këto janë mallra që ndotin ambientin. Kjo që ndodh në Tiranë duhet të ndodhë kudo. Është një kosto që duhet të paguhet dhe nuk është kosto shtesë. Deri më sot dherat hidheshin në shtratet e lumenjve.

Landfilli i Sharrës është vendi për dherat dhe mbetjet inerte. Landfilli është për të gjitha dherat e dala nga ndërtimi. Të gjithë ndërtuesit kanë në lejen e tyre të ndërtimit të përcaktuar vendin për inertet. Vend depozitimi i mbetjeve është pjesë e lejes që merr firma. Kjo që ndodh në Tiranë duhet të ndodhë kudo në qytetet shqiptare. Kush do ta marrë dherat le të shkojnë ta marrin  në landfill me leje nga bashkia. Duhet të ketë vend depozitimesh ligjore për të gjitha llojet e mbetjeve. Unë nuk bëj vlerësimin se si janë këto mbetje. Ai vend është përcaktuar nga bashkia e Tiranës.

Bashkia paguan vetëm një tarifë, e cila është për mbetjet urbane. Paguhet për grumbullimin e dheut dhe ka kosto” – u shpreh Klosi, ndërsa nuk e konkretizoi një përgjigje se përse Bashkia e Tiranës duhet t’i paguajë dy tarifa koncensionarit në landfillin e Sharrës.

Fillimisht Ministri i Mjedisit u shpreh se Bashkia e Tiranës i paguan një tarifë kompanisë koncensionare por më pas u detyra të pranojë edhe tarifën e dytë, dhe për të, ky nuk përbën asnjë problem.

Por ministri nuk nguroi t’i dalë në mbrojtje koncensionarit pa bërë dallimin mes inerteve dhe dherave të pakontaminuara sikurse e përcakton edhe direktiva e Bashkimit europian.Klosi shkon më tej kur thotë se një praktikë të tillë do ta kërkoj ta aplikojnë edhe bashkitë e tjera.

“Ajo që di unë si ministër është që kjo që ndodh në tiranë ndodh në të gjithë shqipërinë.Ajo që ndodh në Tiranë do kërkoj me forcë të ndodhi në të gjithë Shqipërinë.Mendoni se në një vend tjetëtr jashtë shqipërisë të marrësh dhe të hedhësh dheun.Të gjithë ndërtuesit mendoni se në një vënd tjetëtr jashtë shqipërisë mund të marrësh dhe të hedhësh dheun jashtë rrugës.Të gjithë këta që duan ta marrin këtë dheun të shkojnë ta marrin atje dhe është pa pagesë.Ku do hidhen këto inerte?deri më sot hidheshin nëpër shtratet e lumenjve.Dilni hypni makinës sa dilni tek ura e Gjolës kur shkon për në Krujë e shikon në dy krahët e rrugës nacionale vënd e pa vënd.” u shpreh Klosi.

Pas më shumë se 30 minutash bisedë në studio, Ministri Klosi tha se përgjigje të tilla duhen të adresohen në vend tjetër dhe atij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb