TIRANE

Ish-deputeti i PD Agron Shehaj, pas zbulimit të skandalit korruptiv me Unazën e Re, ka ‘gërmuar’ dhe nxjerrë në sipërfaqe një tjetër aferë si ajo e aksit Milot-Balldren. Sot, Shehaj publikon dokumentin sipas të cilit kompania koncensionare, ANK do përfitojë 73 mln euro.


“Në kontratën e koncesonit Milot-Balldrem, ANK ka marrë përsipër që 52 milionë euro nga kostoja e projektit do t’i financojë me kapitalin e vet. Por ANK ka kapital vetëm 4 milionë euro, edhe këtë në mjete dhe dnërtesa dhe dhe jo para.


Logjika minimale thotë se këto 52 milionë euro janë kosto e fryrë që ANK do bëjë gjoja sikur do e investojë. Pasi të kompensohet nga qeveria për këto 52 milionë euro plus interesin mbi to prej 21 milionë euro, pra me plot 73 milionë para, ANK do t’i ndajë këto para me qeveritarët që ja dhanë dhe po e mbrojnë koncesionin.” – shkruan Shehaj.


(BalkanWeb)