TIRANE

Ndërtuesit vazhdojnë ta cilësojnë një vendim korruptiv, skandaloz dhe të padrejtë, vendimin per tarifën që duhet t’i paguajnë koncensionarit “Integrated Energy B. V” në landfillin e Sharrës për çdo ton dhe, që janë të detyruar të shkarkojnë në të. Ndërtuesi Arjan Leskaj thotë se përpara këtij vendimi të pashkruar, për dherat e shkarkuar në Landfill, nuk paguhej një tarifë e tillë.


“Për mua është veprim i pastër korruptiv i pa negociuar me biznesin se cfarë janë mbetje dhe dhera.Për mua është një rast skandaloz. Sektori i ndërtimit është sektori më i ngakruar me taksa. Përpara ka qënë pa taksë fare ndërsa tani po detyrohemi nga inspektoriati t’i cojmë në landfill dhe të paguajë taksë landfillit një gjë që është e padrejtë”- shprehet Leskaj



Duke denoncuar këtë taksë të fshehtë, ndërtuesi Hajredin Fratari shprehet se me këto menyra po largohen nga vendi investitorët e huaj të cilët duan të investojnë në Shqipëri, pasi çdo ditë e më shumë bizneseve të ndërtimit po iu ngarkohen taksa shtesë.

“Janë taksa të fshehta dhe që shkojnë rreth 60 % dhe investitorët e huaj cuditen me të gjithë keto taksa që kemi ne. Cdo investitorë i huaj sa merr vesh për taksa largohen për në Maqedoni apo Mal të Zi. Landfilli po abuzon në vend të paguaj ai, paguajmë ne. Këto janë taksa absurde që po vendosen. Unë ndërtoj dhe në Romë dhe habitem dhe nuk arrij ta kuptoj sesi të detyrojnë për dherat t’i cosh atje dhe të pagosh dhe një taksë për të.Ndërtimet që bëj në Romë më jepnin lek për dherat që i coja sepse i nevojiteshin ato dhera privatëve të tjerë për mbushje.” – thekson Fratari.

Kjo taksë për ndërtuesit është absurde dhe një shqetësim i madh pasi në fund kostot bien në kurriz të konsumatorëve.

“Praktikisht cdo gjë i është ngarkuar ndërtimit, sigurisht në fund të ditës ndërtuesi e shkarkon tek konsumatori por nuk është gjë e mirë sepse sjell frenim të ekonomisë, rritje të kostova artficiale. E gjitha kjo ka krijuar një situatë shumë shqetësuese për komplet shoqatën e dnërtuesve. Ne përditë kemi ankesa nga antarët e shoqatës.” thotë Leskaj

Një situatë e paprecedent ndodh çdo ditë me kamionët në zonën e trajtimit të mbetjeve në Sharrë. Koncensionari “Integrated Energy B. V” ka shtuar masat e kontrollit të kamionëve.

Koncesionari i inceneratorit te zonës së trajtimit të mbetjeve në Sharrë ka caktuar një tarife 480 lekë/ton, për cdo mjet që shkarkon dhera apo mbetje ndërtimore, nderkohe qe merr nga Bashkia 29 euro për cdo ton mbetje organike, të prodhuar nga banorët e kryeqytetit dhe zonave përreth. Situata monopol ka marrë miratimin e Bashkisë së kryeqytetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb