TIRANE- Prej kohësh Afërdita është shkëputur nga bota muzikore. Bukuroshja e pasarelave i është përkushtuar gjatë kësaj kohe marrëdhënies së re, duke shijuar gjithë vitin pushime nëpër botë.

Padiskutim që ‘ndarja’ me muzikën nuk mund të ishte e gjatë, ndaj dhe modelja ka vendosur të rikthehet edhe një herë si këngëtare.

Aktualisht ajo po punon për të sjellë klipin më të ri. E veçanta në këtë këngë nuk do të jetë pamja sensuale e Afërditës, por prezenca e të dashurit, sportistit, Jakub Kidl. Për këngën e re ajo ka zgjedhur të ketë protagonist të dashurin, duke e përjetuar edhe më me emocionin klipin. Mbetet për t’u parë sesi do të duket Afërdita këtë herë si këngëtare në krahët e dashurisë së saj.

(ma.ar/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: