Afganistan– Autoritetet në perëndim të Afganistanit thanë se së paku 15 njerëz, përfshirë tri gra dhe dy fëmijë, kanë vdekur kur autobusi me të cilin udhëtonin është përplasur me një kamion.

Së paku 30 vetë të tjerë janë plagosur në aksidentin në qarkun Bakva, thanë zyrtarët.Nasir Mehri, zëdhënës i guvernatorit të provincës Farah, i tha Radios Evropa e Lirë se autobusi ka qenë duke udhëtuar nga provinca Herat për në Kandahar.

Raportohet se shoferi i autobusit ka vozitur shumë shpejt. Në Afganistan, çdo vit, vdesin qindra njerëz në trafik, për shkak të autostradave nën standarde dhe makinave të vjetra.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: