Një shpërthim i fuqishëm i shkaktuar nga një minë tokësore ka ndodhur në Farah, në perëndim të Afganistanit në afërsi të kufirit me Iranin, ku kanë humbur jetën 34 persona.


Zëdhënësi i policisë në rajonin Farah tha se një autobus me udhëtarë që vinte nga provinca fqinje Herat shkeli në një minë të improvizuar rrugore rreth orës 8 të mëngjesit sipas asaj lokale, duke shkaktuar vdekjen e 34 udhëtarëve dhe plagosjen e 17 të tjerëve.


Deri më tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Provinca ka qenë dëshmitare e kryengritjeve të talebanëve që kur qyteti i Farahut për një kohë të shkurtër u takoi militantëve.


Zëdhënësi i policisë akuzoi talebanët për vendosjen e minave tokësore pranë rrugëve dhe autostradave.

Sulmi vjen disa ditë pas fillimit të fushatës për zgjedhjet presidenciale që do të muajin shtator në Afganistan.

Të martën, Misioni Ndihmës i OKB-së në Afganistan (UNAMA) dokumentoi 3.812 viktima civile (1.366 të vrarë dhe 2.446 të plagosur) në gjysmën e parë të vitit 2019.

Sipas UNAMA-s, minat tokësore radhiten si shkaku i dytë viktimave, që përfaqësonin 28 për qind të totalit të viktimave.

Etiketa: