Shefi i shërbimeve sekrete afgane, Mohammad Masoom Stanekzai dha sot dorëheqjen pas një operacioni që shkaktoi vdekjen e katër civilëve në jug të vendit.

“Një sulm i kryer dje në mbrëmje nga një njësi e Direktoratit Kombëtar të Sigurisë (NDS), shërbimi sekret afgan ka shkaktuar tragjikisht vdekjen e katër civilëve në Jalalabad, në lindje të vendit”, deklaroi guvernatori i provincës Nangarharit, Attaulah Khogyani.

Presidenti, Ashraf Ghani, i cili u njoftua menjëherë ka pranuar dorëheqjen duke deklaruar në një mesazh në rrjetin social Twitter se vendi i tij ka tolerancë zero për humbjen e jetëve të civilëve.

Ai urdhëroi prokurorin e përgjithshëm të kryente një hetim në lidhje me këtë çështje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb