Të paktën 62 besimtarë humbën jetën gjatë faljes të të premtes pas një atentati në lindje të Afganistanit.

 

“Bilanci i sulmit kundër xhamisë arriti në 62 të vdekur dhe 33 të plagosur”, njoftoi zëdhënësi i guvernatorit të provincës, Attaullah Khogyani, nëpërmjet rrejtit social WhatsApp.

 

Talebanët dënuan këtë sulm, për të cilin akuzuan forcat qeveritare dhe grupin e shtetit islamik.

 

Ky është atentati i dytë më i përgjakshëm këtë vit në Afganistan, pas atij që shkaktoi 91 të vdekur në një ceremoni martesore shiite në Kabul, marrë përsipër nga Shteti Islamik.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb