KABUL– Pas 13 vitesh konflikt në Afgansitan, forcat luftuese të NATO-s do të ulin flamurin e tyre sot duke shënuar kështu tërheqjen përfundimtare nga një vend që vazhdon të jetë pre e një kryengritje të dhunshme.

NATO-ja komunikoi detajet e kësaj ceremonie vetëm sot në çastin e fundit për arsye të rrezikut për atentat apo sulme të armatosura nga ana e talebanëve, që vitet e fundit kanë sulmuar kryeqytetin afgan shumë herë.

Më 1 janar, misioni “Mbështetje e përfunduar” për ndihmën dhe stërvitjen e ushtrisë afgane, do të zerë vendin e misionit të NATO-s, me 12 500 trupa.

Forcat afgane të sigurisë tashmë numërojnë 350 mijë trupa, kundrejt 12 mijë që ishin në vitin 2002, dhe mund të garantojnë sigurinë përballë talebanëve, që sundonin vendin në vitet 1996-2001.

Ceremonia do të drejtohet nga gjenerali amerikan John Campbell, komandant i ISAF (Forca Ndërkombëtare e Asistencës dhe Sigurisë nën komandën e NATO-s) në ish-fortesën e shtabit të përgjithshëm të forcave në Kabul. Por asnjë detaj tjetër nuk është bërë publik për arsye sigurie.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: